Mirë se vini

Jemi shumë të lumtur që jeni këtu!

Shkoni poshtë ose klikoni lidhjet për të zbuluar më shumë rreth komunitetit tonë.

 
Kush Jemi Ne  

Qendra e Zemrave është një lëvizje dinamike botërore e kërkuesve shpirtërorë që rriten me gëzim në vetë-zotërimin personal. Misioni ynë është të ofrojmë mësime dhe frymëzim të përditshme nga mjeshtrat e ngjitur nepermjet David Christopher Lewis, një lajmëtar i vajosur i Vëllazëria e Madhe e Drites Universale (Vëllazërisë së Madhe të Bardhë Universale - The Universal Great White Brotherhood.) Si një komunitet virtual, ne transmetojmë çdo ditë shërbime falas lutjesh, duke përfshirë meditimin, këndimin e devotshëm, dhënien e mantrave, ndarjet personale dhe mësimet nga mjeshtrat e ngjitur. Ne mblidhemi personalisht për ngjarjet tona lokale, konferencat tremujore dhe pelegrinazhet e rastit. Qendra e Zemrave u themelua në vitin 2005 në Livingston, Montana, ne Shtetet e Bashkuara të Amerikes, dhe aktualisht ka selinë atje. Që nga fillimi i saj, ne kemi mbajtur mbi 100 konferenca në të gjithë botën, kemi publikuar mbi 170 këngë origjinale, 300 lutje origjinale, 40 rruzare të epokës së re dhe kemi marrë mbi 7000 RredhjeZemre (HeartStreams) nga mjeshtrat e ngjitur përmes David Christopher Lewis. Të gjitha këto lutje, këngë dhe rruzare janë të disponueshme falas në faqen tonë të Lutjeve dhe Këngëve. Po kështu, Rrjedhjet e Zemrës janë të disponueshme në Bibliotekën tonë RredhjeZemre.

 
Komuniteti ynë

Qendra e Zemrave është një komunitet ndërkombëtar i miqve të zemrës nga të gjitha anët e globit. Ne mirëpresim çdo kërkues shpirtëror që e do Zotin dhe dëshiron të përparojë në rrugën e tij personale. Qendra e Zemrave nuk kërkon tarifa anëtarësimi dhe financohet kryesisht nga donacionet. E tëra çfarë kërkohet për të marrë pjesë është të paraqiteni dhe të keni një mendje dhe zemër të hapur!

Nëse jeni të interesuar të lidheni me Miqtë e Zemrës (heart friends) në zonën tuaj lokale, klikoni butonin më poshtë.

Gjeni miq të zemrës vendas

 
Misioni dhe Vizioni ynë

Misioni ynë

Brenda Komunitetit tonë të Qendrës së Zemrave, ne realizojmë ndriçimin personal përmes Vetes sonë të Lartë dhe ndajmë mësimet e mjeshtrave të ngjitur dhe mençurinë tonë të dashurisë në të gjithë Tokën.

Vizioni ynë

Ne jetojmë në komunitete të qëndrueshme të Epokës së Artë-Kristal në gëzim dhe në harmoni me Nënën Natyrë, duke përdorur shkencat diellore të Shpirtit. Ne rrezatojmë dritë dhe jetojmë e duam si një.

 
Çfarë është një Komunitet Esen i Ujorit?

Në Qendrën e Zemrave, ne gjurmojmë prejardhjen tonë shpirtërore deri te Esenët, të krishterët mistikë që u përgatitën për ardhjen e Krishtit. Praktikat tona shpirtërore të lutjeve, këngëve, meditimeve, rruzareve, dietës së shëndetshme dhe më shumë janë reflektime të praktikave të tyre të lashta, të rrënjosura në një dashuri për Zotin. Përmes tyre, ne përgatisim rrugën për zgjimin e Krishtit brenda nesh.

 

Axhenda e Artë

Axhenda e Artë përbëhet nga parimet themelore që udhëheqin Qendrën e Zemrave, përpjekjet tona, vlerat personale dhe praktikat shpirtërore.

Rregulli i Artë

Ne jetojmë sipas Rregullës së Artë dhe i mirëpresim me dashuri të gjithë kërkuesit e së vërtetës, duke nderuar talentet dhe prejardhjet e tyre fetare. Ne mbështesim Hyjninë brenda njëri-tjetrit dhe mbështesim lirinë e secilit individ për të bërë zgjedhje të pavarura dhe të informuara ...